Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Grithja gjatë lindjes

E nderuara dr. Moza. Kam nje pyetje per juve prape... Sa duhet te zgjase sherimi pas lindjes? Sepse une i kam bere 1 muaj qe kam lind dhe kam prap djegesime gjate urinimit nganjehere kam edhe dhimbje. Te ceki se nuk me kane pre mjeket as nuk jam shkyer... por me kane thene se jam grrith pak... cka eshte kjo me u grith se une skisha ndegju asnjehere e nese jam grith a u dashte me me qep? nese po, atehere a do te kete probleme ne lindjen e dyte? te lutem me ndihmo me keshillen tende sepse sa here qe me keshillon kam vepru si me thua edhe kam pas sukses. Te pershendes.

(14 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Lavdije

Nëse bëhet fjalë për gërvishtje të kanalit të lindjes që ndodhin gjatë lindjes së bebit, nuk suturohen, sepse vetë mbyllen.

Unë të rekomandoj të bësh analizë dhe kulturë të sekrecioneve vaginale dhe analizë e urinokultorë të urinës. Rezultatet tregoja mjekut, i cili nëse do të jetë e nevojshme do të rekomandoj trajtim medikamentoz.

Gjithë të mirat.

/komuniteti