Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Rreth dhimbjeve në bark

Pershendetje! Ka nje vit qe kam lindur. Ciklin e fundit e kam pas me 28 tetor, dhe ende nuk me kane ardhur periodat. Kam bere testin e shtatzenise dhe testi ka rezultuar negativ. Cila mund te jete arsyeja e voneses se periodave?

Rejhan Murina (14 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Rejhan

Mungesa e menstruacioneve pas lindjes është e ndryshme në individ të ndryshëm. Tek gratë që nuk e ushqejnë fëmijën e tyre vetëm me qumshtin e gjirit, menstruacionet vijnë më herët ndoshta edhe 45 ditë pas lindjes. Ndërsa tek gratë që e ushqejnë fëmijën vetëm me qumështin e gjirit, periudha e vonesës menstruale ka mundësi të zgjasë edhe deri në 1 vit pas lindjes.

Gjithë të mirat.

/komuniteti