Aborti dhe vonesa e ciklit
Dardane Hylaj
(14 vite më parë)
Përshëndetje Dardane
Zakonisht, menstruacionet pas abortit vijnë pas një muaji. Meqë ka kaluar një kohë e gjatë, bëj një ekzaminim ekografik për të vlerësuar gjëndjen e kavitetit uterin. Mjeku gjinekolog do të japë rekomandimet përkatëse dhe nëse është e nevojshme do të rekomandoj edhe trajtim medikamentoz për të rregulluar këtë çrregullim menstrual.
Gjithë të mirat.
Mirembrema ju kam bere nje pyetje para tri javeve po akoma nuk kam pergjigje po ju pyes perseri kam pas abort spontan me 16 tetor isha ne javen e 7, tash jam mire po mujoret nuk po me vin akoma kohe pas kohe kam dhembje ne gjoks, jemi ruajtur nga shtatzania, a eshte normale me tu crregullu mujoret apo eshte dicka tjeter ne pyetje? ju lutem ma ktheni pergjigjjen.