Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Fjetja në bark në shtatzëni

Pershendetje... une jam ne muajin e 6 te shtatzanise dhe kur naten flej me del gjumi shpesh dhe shoh veten qe flej gjysem mbi barkun tim, kam shume frike se mos ndoshta po e lendoj frytin tim? ju lutem me tregoni a ka ndonje problem? ju pershendes kaloni mire.

Fahrie Hetemi (14 vite më parë)

Dr. Mr. Sci Memli Morina - obstetër - gjinekolog
Gjinekologja përgjigjet
Dr. Mr. Sci Memli Morina

Përshëndetje Farie

Shtrirja mbi bark gjatë shtatzënisë, nuk është e dëmshme. Edhe në periudhat e mëvonshme mund të praktikohet kjo mënyrë shtrirje, nëse ndihesh komode. Por vjen një moment që pesha e trupin dhe barku i fryrë, ndikojnë negativisht në ushqyerjen e bebit me gjak. Të rekomandoj dhe është më mirë të shtrihet edhe për gjumë, në krahun e majtë/anash.

Në lidhje me fjetjen mbi bark, të rekomandoj të lexosh artikullin në linkun:

http://www.bebaime.com/gjumi/a-eshte-e-demshme-te-flesh-ne-stomak-gjate-shtatezanise-

Gjithë të mirat.

/komuniteti