Gjakrrjedhje nga hundët
Nesa Flu
(14 vite më parë)
Përshëndetje
Të rekomandoj të bësh vizitë te mjeku otorino-laringolog. Ai do të vlerësojë gjëndje aktuale të hundës dhe të sinuseve, do të gjejë shkakun e gjakrrjedhjes dhe do të japë rekomandimet përkatëse.
Të uroj shtatzëni të mbarë.
Pershendetje Doktoreshë, Jam 20 jave shtatzane, deri me tani gjithqka eshte duke shkuar mir, mirepo vetem nje gje po me shqeteson se po kam gjakrrjedhje nga hundet thuajse çdo mbremje, nuk ka densitet te forte gjakrrjedhja mirepo po eshte prezente, nuk kam kokedhembje apo rendim ne koke, edhe tensionin e kam ne vlera normale. Me duhet te theksoj poshtu se une kam edhe probleme me sinus, edhe gjate kohes kur nuk kam qene shtatzane me raste ka ndodhur te kem gjakrrjedhje nga hundet por jo shume shpesh ka ndodhur rralle. Jam paksa e shqetesuar mos rastesisht kjo ka te beje me shtatzanine, apo mos ndoshta mund edhe te shkaktoj diqka te demshme ne procesin e shtatzanise sime. Ju falenderoj paraprakisht.