Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Lindja e provokuar

Peshendetje! Nese kam bere nje lindje te provokuar pasi bebi ishtehidrocefal kur mund te marre shtatzani tjeter dhe sa eshte probabiliteti qe femija tjeter te jete me probleme?

Ona Ona (14 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Dona

Me vjen keq për çfarë të ka ndodhur. Mundësia që edhe fëmija i rradhës të jetë me problem është zero, nëse shkaku i pasojës trajtohet. Por kjo nuk do të thotë, se nëse mjekët nuk gjejnë një shkak të qenësishëm për atë që ka ndodhur në shtatzëninë e abortuar, të mos tentosh për shtatzëni e rrqdhës e cila me shumë gjasa nuk ka arsye përse të përsëritet.

Megjithatë, kontrollet mjeksore para shtatzënisë e cila duhet të konceptohet jo më parë se 6-të muaj si dhe kontrollet mjeksore pas konceptimit, të jenë të vazhdueshme për ti paraprirë problemeve të të ecurisë së shtatzënisë.

Gjithë të mirat.

/komuniteti