Frymëmarrja e vështirësuar në shtatzëni
Antigona Gashi
(14 vite më parë)
Përshëndetje Antigona
Vështërsia në frymëmarrje aq sa të bëhet shqetësuese, nuk është normale gjatë shtatzënisë. Rëndesa për shkak të shtimit të peshës trupore si dhe progesteronit, sjell frymëmarrje të rënduar të moderuar në çdo periudhë të ditës. Mundet që shkak të jetë mbilodhja gjatë ditës në punët e shtëpisë apo gjetkë, nga mbiushqimi i cili ngre diafragmën duke vështërsuar frymëmarrjen, nga ndonjë alergji e mundshme ose ndonjë faktor tjetër. Mundohu të gjesh dhe të korrigjosh një shkak i cili nuk lidhet me shtatzëninë. Nëse nuk e gjen dhe frymëmarrja vazhdon të jetë shqetësuese, një konsultë e mjekut obstetër-gjinekolog me mjekun pneumolog mund të jetë e vlerësuar.
Të uroj shtatzëni të mbarë.
Pershendetja Dr. Mimoza une jam shtatzane ne javen e 24-të deri tani kam qene shume mire por tani qe ca ditë po kam shume veshtersi ne frymemarrje nuk mund te ngopem a mund të ma spjegoni kete gje eshte diq serioze a po jo? tung klm.