Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Dua të mbetem shtatzënë

Pershendetje. Jam 26 vjece,dhe dua te mbetem shtatzene, i kam dy pyetje: 1. Kur e kam kohen e ovulimit, daten qe e kam ciklin kete muaj eshte 05.12.2012 dhe ciklin e kam 27 – ndonjehere edhe 28 dite! 2. A mundem qe gjate diteve te ovulimit te provoj 2- 3 dite te kem marredhenie per te mbetur shtatzene. Faleminderit shume.

(14 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Albina

Nëse dita e parë e periodave të fundit është dt. 05.12.2012 atëherë sipas kalkulatorit të ovulimit tek bebaime.com, ditët frytdhënëse i keni me dt. 16 Dhjetor 2012 - 22 Dhjetor 2012.

Për të konceptuar rekomandohet që raportet seksuale të mos jenë të përditëshme, por çdo dy tre ditë, pasi prishet cilësia e spermatozoidëve.

Gjithë të mirat.

/komuniteti