Rreth dhimbjeve të kockave
Guri Sefa
(14 vite më parë)
Përshëndetje
Megjithëse përdor multivitamina, duket se nevoja e organizmit për kalcium për shkak të shtatzënisë është më e madhe. Prandaj të rekomandoj të përdorësh edhe suplement me kalcium, duke besuar se do të lehtësohet gjëndja që ankon. Përveç kësaj, të rekomandoj që ti shmangesh punëve të rënda si dhe të qëndrosh në ambjente të ngrohta me temperaturë rreth 20-22ºC.
Të uroj shtatzëni të mbarë.
Pershendetje dr Moza. Une jam shtatzane 25 javeshe dhe po kam dhimbje kockash te shpatullave supeve dhe te vitheve ose legenit. Une pi vetem vitamina prenatal dhe heferol nga nje ne dite po per dhimbjen e kockave duhet te pi ndonje gje? Te pergezoj per punen e po lodhur qe ben.