Rreth ciklit
Viola Krieziu
(14 vite më parë)
Përshëndetje Viola
Meqënëse testi i shtatzënisë të ka rezultuar negativ, mund të dyshohet për një çrregullim menstrual për të cilin mjeku që do të vizitojë duhet të bëjë ekzaminim ekografik për të vlerësuar gjëndjen e vezoreve dhe të kavitetit uterin. Ai gjithashtu do të bëjë edhe ekzaminime të tjera specifike për tu orientuar mbi shkakun e çrregullimit menstrual.
Të uroj gjithë të mirat.
Pershendetje mjeke e nderuar! prej muajit shtator kam probleme me menstruacione i kam pas me 13 09 2012dhe me kane mbajtur deri me 19 09 2012 tani kam prit te me vijne me 11 09 20 12 nuk me erdhen bera nje test me doli negativ, isha te mjeku dhe me qiti hapa klomydion per 12 dite me i perdor per me me ardhen.Tani me erdhen me 31 10 2012 e me mbajten deri me 06 11 2012.kete muaj i kam prit te me vijne me 29 11 2012 nuk me erdhen e shume shpresova mos jam shtatezene por testi me doli negativ une testin e bera me 03 12 2012 ndoshta heret e kam bere gjinjte i kam te fryer fundi i barkut me dhemb shume nuk e di qka eshte tu ndodh me mua.Une jam ne Gjermani e me ka bere termini per javen tjeter e spo kam durim me prit deri atehere desha te marr nje opinion prej juve qka mendoni per kete situate.Ju pershendese nga zemra se shume faqe te mire keni qe eshte nje ndihme e madhe per neve femrat.