Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Ditët e ovulimit

Pershendetje dr desha te pyes rreth diteve te ovulimit, menstruacionet me kane ardhur me dt. 03-12-2012 nuk kam cikel te rregullt kur i kam ditet e ovulimit per kete muaj kam 2 vjet e gjysme e martuar e nuk po arrije te mbes shtatzene? pres pergjigjien tuaj ju falenderoj shume!

Vera Prela (14 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Vera

Për të pretenduar për shtatzëni, duhet që cikli menstrual të rregullohet sipas një ritmi të caktuar. Kjo do të thotë që ritmi dhe niveli hormonal të bëhen të rregullta duke dhënë edhe një ciklë menstrual të rregullt. Prandaj duhet të bësh vizitë dhe kontroll tek mjeku obstetër-gjinekolog, për të gjetur shkakun e çrregullimit menstrual. Për ta rregulluar ritmin menstrual, mjeku do të të rekomandoj trajtimin e nevojshëm.

Një nga mënyrat e gjetjes së ditëve të ovulacionit, është matja e temperaturës bazale. Çdo mëngjes pa u ngritur nga shtrati mat temperaturën bazale me të njëjtin termometër të shkundur. Nga dita që termometri do të tregoj temperaturë rreth 37.5ºC e dy tre ditë më pas, janë ditët e ovulacionit. Mirë është që këto ditë të konfirmohen edhe me anë të ekzaminimit ekografik, duke vlerësuar maturimin e folikulit.

Gjithë të mirat.

/komuniteti