Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Nuk kam patur asnjëherë cikël menstrual!

Pershendetje. Desha t'ju pyes per ciklin menstrual, jam 18 vjeqare dhe deri tani asnjehere s'me jane paraqitur menstruacionet jam shume e brengosur, kam vizituar para 7-8 muajve gjinekologun me ka udhezu me hapa, kam pi 3-4 llojeve te hapave por asgje!?

Ujdhesa Gashi (14 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Ujdhesa

Shumë keq që e ke lënë veten në këtë situatë, për kaq shumë vite. Mjeku duhet të të bëjë një seri analizash dhe ekzaminimesh për të gjetur shkakun e amenorresë, mbi mbi bazën e tyre do të të rekomandoj trajtimin medikamentoz. Nëse mjeku tek i cili je drejtuar nuk e ka ndjekur një rregull të tillë, kërko nga ai ose nga një mjek tjetër që ti bëjë këto ekzaminime dhe vetëm më pas të marrësh trajtimin e rekomanduar. Mos neglizho pasi pasojat mund të bëhet të pa riparueshme duke rrezikuar shtatzëninë e dëshiruar.

Uroj që gjithshka të zgjidhet sa më shpejt dhe sa më mirë.

/komuniteti