Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Pas sa kohe është normale të rikthehet cikli pas lindjes, kur fëmiu nuk ushqehet me gji?

Kam lindur beben para 9 javesh, kam pasur gjakderdhje deri 6 jave pas lindjes dhe kam lindur me prerje cezariane. Ka dy dite qe kam shenja se cikli po me kthehet, kam dhembje ne fund te barkut ne anen e majte si dhe po me mpihet kemba. Ju lutem me tregoni a eshte normale, apo mund te jete ndonje problem tjeter qe duhet ti drejtohem mjekut, bebin nuk e ushqej me gji... Ju faleminderes.

Ramize Bytyçi (14 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Ramize

Meqënëse bebin nuk e ushqen me qumësht gjiri, ekziston mundësia e riardhjes së ciklit menstrual. Dhimbja në fund të barkut, edhe është një shenjë që tregon se menstruacionet janë duke ardhur por, mpirja e këmbës nuk më duket normale dhe nuk lidhet me ardhjen e menstraucioneve. Prandj kontakto mjekun që ka pritur lindjen e fëmijës, për të konkluduar më qartë mbi atë që ankon.

Gjithë të mirat.

/komuniteti