Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Përdorimi i clexane dhe aspirinës 0.75mg

Pershendetje z.Keta e falenderimet e mia per punen tuaj kaq humane!Une jam ne javen e 12 te shtatzanise.Kam patur 4 aborte spontane deri ne 3 mujorin e pare,dhe vetem nje here arrita deri ne javen e 15 te shtatzanise.Tani jam me regjim shtrati e ngrihem vetem per ne banjo,pasi ne javen e 9 pata shkeputje te madhe te placentes,me hemoragji.Mora kuren e duhur,utrogestan vaksina,si dhe utrogestan 100mg 3 ne dite,dhe acid folik.tani kam sekrecione te kafta prej 2 javesh e mjekja qe me ndjek me thote se ai eshte gjak i vjeter i mbledhur qe duhet te dali.pas vizites se fundit qe bera para nje jave bebi im ishte 4cm e rrahjet i kishte normale.Pyetja ime eshte se para se te kisha shkeputjen e placentes,mjekja qe ne javen e 7 pasi degjuam zemren me dha te perdorja aspirin NU-SEALS 75mg dhe nje gjilpere clexane e cila behet ne bark,sepse une jam diagnostikuar me te ashtequajturen thrombofila.Heren e fundit mjekja me tha qe pasi te jene larguar sekrecionet e kafta do rifillojm aspirinen dhe clexane.Doja nje mendim dhe nga ana juaj nese eshte e mundur.Me perzemersi,Elda!

Elda Mary (14 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Elda

Të rekomandoj të ndjekësh në mënyrë rigoroze këshillat e mjekes, e cila bazohet në trajtimin më bashkëkohor që mund ti bëhet shtatzënës me tre aborte të panjohura.

Uroj që shtatzënia të shkojë e mbarë deri në term.

/komuniteti