javë pas jave
Përshëndetje Ilia
Nëse nuk keni probleme shëndetsore që lidhen me ciklin menstrual, dua t’ju them se vazhdimi i ndalesës së tij pas lindjes, është normale nëse ju e ushqeni fëmijën tuaj vetëm me qumësht gjiri. Deri rreth muajit të 6-të pas lindjes, nëse fëmijën tuaj vazhdoni ta ushqeni vetëm me qumësh gjiri, deri në 70-80% të rasteve, ovulacioni juaj është i ndërprerë dhe biologjikisht jeni e mbrojtur nga një shtatzëni e padëshiruar. Megjithatë edhe përpara por në veçanti pas muajit të gjashtë është mirë të drejtoheni pranë qëndrave të planifikimit familjar, për të konsultuar situatën tuaj si dhe për të zgjedhur një nga metodat e kontracepsionit për t’u mbrojtur nga shtatzënitë e padëshiruara.
Mungesa e menstruacioneve pas lindjes është e ndryshme në individ të ndryshëm. Tek gratë që nuk e ushqejnë fëmijën e tyre vetëm me qumshtin e gjirit, menstruacionet vijnë më herët ndoshta edhe 45 ditë pas lindjes. Ndërsa tek gratë që e ushqejnë fëmijën vetëm me qumështin e gjirit, periudha e vonesës menstruale ka mundësi të zgjasë edhe deri në 1 vit pas lindjes.
Gjithe te mirat.


Pershendetje! Kam nje pyetje doktoresha. Kam dy muaj qe kam lindur, cikli nuk me eshte rikthyer akoma, a ka mundesi te ngel shtatzane ne kete periudhe? Mund te perdor kontraceptiv per mbrotje, theksoj qe bebin e kam me gji akoma. Ju falenderoj.