Fibrinogjeni
Entela Ceka
(14 vite më parë)
Përshëndetje Entela
Niveli i lartë i yndyrnave dhe shifrat e larta të fibrinogjenit, tregojnë që diçka nuk po shkon mirë në sistemin qarkullues të gjakut. Për të mos lejuar që fëmija të ushqehet me sasi më të vogël gjaku dhe të marë sa më shumë substanca ushqimore dhe oksigjen, këshillohet që nëna shtatzënë të trajtohet me preparate që ndihmojnë në hollimin e gjakut. Aspirina është një prej tyre, që ka dhënë rezultate në këtë trajtim. Të rekomandoj të ndjekësh me rigorozitet trajtimin që të ka rekomanduar mjeku yt.
Të uroj shtatzëni të mbarë.
Pershendetje, Jam afersisht ne javen e 33-te te shtatzanise dhe nga analizat e bera me rezultojne yndyrnat ne nivel te larte dhe fibrinogjeni ne vleren 530. Mjeku qe me ndjek me keshilloi te pija 1 kokerr aspirine protect ne dite deri ne javen e 36-te. Ju lutem me shpjegoni nga ana juaj se cfare tregon ky parameter dhe a eshte i mjaftueshem mjekimi? Faleminderit per kohen tuaj