Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Kontraksionet në shtatzëni

Pershendetje Dr Mimoza. Qe nga java e 24 kur ne kontroll kuptova shkurtimin e qafes se mitres e deri tash ne javen 32-33 une kam kontraksjone (sikur shtrengohet bebi rreth 5 6 sekonda dhe prap qetesohet) kjo me ndodh keshtu rreth 10 deri ne 15 here gjate dites, per veq qe jam e vetedijshme qe jam gjithmone ne rrezik te lindjes se para kohshme te theksoj qe gjithqka tjeter eshte ne rregull tek une edhe bebi, me intereson ta di a ndihet bebi im keq gjate ketyre sekondave a mund te kete naj siklet a i bojne keq te gjitha keto kontraksjone gjate dites e deri tek momenti i lindjes? po ashtu te tregoj qe 2 here ne jave mamia vie ne shtepi per ti mat kontraksjonet rrahjet e zemres dhe levizjet, gjithmone ndodh qe gjate 30 min te kem 1, 2, 3 kontraksjone qe regjistrohen ato shkojne deri 40, 50. Ju lutem nje mendim rreth kesaj. Ju faleminderit nga zemra Dr Keta.

(14 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Bleona

E gjitha sa përshkuan, nuk është normale. Ajo mamia që të vjen në shtëpi mirë bën, por nuk e ka mirë që pranon situatën me kontraksione. Për të shmangur lindjen parakohe, me urgjencë kontakto një mjek obstetër-gjinekolog i cili do të vlerësoj situatën dhe të rekomandoj medikamente për të qetësuar kontraksionet. Vetëm në këtë mënyrë shtatzënia do të shkoj deri në javën e 40-të dhe fëmija do të lindë i shëndetshëm plotësisht.

Përveç trajtimit që do të rekomandojë mjeku, në terapinë duhet shtuar edhe deksametazon, që shërben për të forcuar mushkëritë e bebit nëse ndodh lindja para kohe.

Të uroj shtatzëni të mbarë.

/komuniteti