Përcaktimi i gabuar i gjinisë
Rreze Metlila
(14 vite më parë)
Përshëndetje Rreze
Dëshira dhe parandjenja e nënës apo e babait të fëmijës apo edhe e të afërme të tjerë, nuk janë faktori për të përcaktuar gjininë e bëbit që do vijë (fetusit). Gabimi i mjekut mund të jetë i pranishëm, kur vlerësimi i gjinisë bëhet më ekzaminim ekografik në moshë të vogël apo kur pozicioni fetal nuk e lejon mundësinë e shikimit dhe vlerësimit të gjinisë.
Por mendoj se gjinia e fëmijës që po vjen, nuk është e rëndësishme. E rëndësishme është që fëmija të jetë i shëndetshëm, për të kaluar jetë të gjatë dhe të shëndetshme.
Gjithë të mirat.
Përshëndetje, a është e mundur se mjekt nganjëherë munden edhe ta gabojnë gjininë? Sepse, isha unë tek mjeku im dhe assesi nuk po mundem mu pajtu me përgjegjen! Jo për diçka tjetër por, se ndjenja më thotë krejt diçka tjetër. A merret parasysh edhe parandjenja e nënave në këtë rast? Me tmira.