Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Cikli i vonuar

Pershendetje doktoresh uroj te jeni mir dhe shum faleminderit per pergjigjet qe na jepni un kam perdorur me rokomandim te gjinekologes time kontraceptiv yasmin per rregullim cikli pasi i kam pas te qrregullta per tre muaj tani kam filluar te tentoj perseri ne ditet e mia fertile per shtatzani dhe me esht vonu cikli perseri bera nji test betahcg dhe rezultoi negativ dmth nuk isha shtatzen qfar analizash duhet te bej tani per ciklin e vonuar dhe qfar duhet te marr nderkoh qe tentoj per shtatzani shum flm per pergjigjen tende je e nderuar.

Silvi Silvushja (14 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Silvi

Me rregullimin e ciklit menstrual, shtatzënia është shumë më e mundur të filloj. Prandaj dhe rekomandimi i mjekes ka qënë përdormi i preparatit yasmin. Gjithësesi, bëj edhe një ekzaminim ekografik për të vlerësuar gjëndjen e kavitetit uterin dhe të vezoreve. Mjekja do të duhet të të rekomandoj të bësh edhe disa analiza hormonale, për ta orientuar në trajtimin e mëtejshëm të çrregullimi menstrual.

Të uroj fat.

/komuniteti