Ureaplasma dhe chlamydia
Linda R
(14 vite më parë)
Përshëndetje Linda
Bashkëshorti nuk duhet të mjekohet, pa bërë analizat e infeksionit që dyshohet se ka. Kultura, do të tregoj se cilët medikamente jënë efektivë për të kuruar infeksionit. Pas trajtimit medikamentoz, burri duhet të bëj edhe një herë analizat dhe nëse konstatohet se është shëruar (gjithashtu edhe ti duhet të jesh e shëruar), mund të kryeni marrëdhënie seksuale të ta mbrojtur.
Të uroj shtatzëni të mbarë.
Pershendetje Doktoreshe. Jam ne javen e 21 te shtatzanise. Kur isha ne javen e 13 pas nje analize me doli pozitiv ureaplasma dhe chlamydia, doktoresha ime me tha te perdor eritromice 3x1 per 10 dite, une i perdora por burri jo (burri im jeton jasht shteti dhe per me marr nje bar ne farmaci atje duhet te kesh recete nga mjeku, kur shkoi ta marr receten te mjeku familjar, mjeku i tha qe duhet ti shoh analizat e mia dhe ta konstatoj a guxon ta perdor burri kete bar sepse ai i kishe thene se eshte i rende per te pasi burri nuk e ka idhezen e hjeku pas nje operacioni sepse i formoheshin guret dhe duke mos pas kohe te ndjeke kete procedure burri e la ta perdor eritromicine kur te jete ne kosove) Pyetjet e mia jane kto: A eshte e rreziksheme per shendet eritromicina ne rastin e burrit dhe pasi te perdor eritromicine 10 dite a mund te kemi mardhenie seksuale pa kondom?? E zgjata pak por desha te jem sa ma e qarte, shpresoj qe te ja kem arrit. Ju faleminderit.