Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Mishi i egër

Pershendetje gjinekolog i nderuar desha tju pys ne lidhje me mamin , dje ka bo nje kontroll tek gjinekologu per arsye te qrregullimit te mostracioneve edhe gjinekologu tha se ki mishin e eger ne vezore osht rrit 34-35mm mami e kam 46 vjeqare ...tlutna me me jep ni pergjigje me me jep jemi ne ankth :((

Atina Atina (14 vite më parë)

Dr. Mr. Sci Memli Morina - obstetër - gjinekolog
Gjinekologja përgjigjet
Dr. Mr. Sci Memli Morina

Përshëndetje Atina

Besoj se fjala është për miomat ose mishin e egër siç i thonë shpeshherë në popull.

Miomat janë tumore të cilat rriten nga muskuli i mitrës. Miomat mund të rriten dhe të shtypin fshikëzën e urinës, zorrët e holla ose zorrën e trashë. Miomat mund të rriten brenda murit të mitrës ose mund të rriten kah kaviteti (brendia) i mitrës.

Gati gjithmonë janë tumore beninje, pa marrë parasysh se sa të mëdha janë. Kanë madhësi të ndryshme duke filluar nga madhësia e pjeshkës e deri sa një top futbolli. Nëse mioma është shumë e madhe ose nëse rritet jashtë mitrës, ajo mund ta zhvendosë mitrën anash dhe mund ta çrregullojë formën e mitrës. Mioma mund të bëjë shtypje në fshikëzën e urinës dhe në zorrën e hollë.

Nuk dihet shkaku se përse formohen miomat, por është parë se në rritjen e tyre ndikon niveli i estrogjenit. Rreth 20% e grave kanë mioma, por zakonisht nuk hasen te gratë nën 30 vjeç.

Nëna yte bën mirë të këshillohet me mjekun gjinekolog për të marrë trajtimin e duhur.

Ju uroj çdo të mirë.

/komuniteti