Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Rreth ekove

Pershendetje dr. Mimoza . Jam ne javen 22 te shtatezanise dhe desha te pyes persa i perket numrit te ekove qe kam ber deri tani,ekon e pare e kam ber ne javen e 6,te dyten ne javen e 8,te treten ne javen e 13 dhe te katerten ne javen e 21 (dmth deri tani 4 eko gjithsej+ ekon tjeter morfologjike pres ta bej mbas 2 javesh).nuk jane te demshme per beben kaq shu eko?/ sa duhet te behen gjithsej ,gjate gjith shtatezanise? me fal qe u zgjata kaq shume..ju falenderoj

Jeta Mira (14 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Ermira

Ekografia është ekzaminim, që realizohet nëpërmjet ultratingujve. Ultratingujt nuk janë të dëmshëm për bebin. Gjatë një shtatzënie normale, rekomandohet realizimi i katër ekografive. Por, nëse mjeku gjinekolog e sheh të arsyeshme, atëherë mund të kryhen edhe ekzaminime të tjera ekografike suplementare.

Të uroj gjithë të mirat.

Jeta Mira (14 vite më parë)
flm doktoresha...

/komuniteti