Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Gjakrrjedhja në aktin e parë seksual

Desha te pyes se a ka mundesi femrat virgjine mos me pas gjakderdhje gjate humbjes se virgjinitetit d.m.th. ne marredhenien e pare edhe a e di çdo gjinekolog se ka mundesi mos me pas gjakderdhje ne humbjen e virgjinitetit, ju lutem me tregoni sa me pare se jam ne hall te madh me te fejuarin?!

Besa (15 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Besa.

Ka mundësi që femrat virgjine, të mos kenë gjakrrjedhje gjatë humbje së virgjinitetit. Kjo ndodh për shkak se himeni, është i formave dhe cilësive të ndryshme. Ka vajza me himen shumë elastik, i cili mund të hapet kur penetron penisi pa dhënë gjakosje ashtu siç ka edhe himen që çahet dhe gjakoset edhe jo për shkak të penetrimit vaginal. Me këtë dua të them se; çdo femër ka individualitet e vet në ndërtimin dhe sjelljen e himenit gjatë aktit seksual.

Besoj se çdo mjek gjinekolog dhe çdo mjek i specialiteteve të tjera mjeksore, e njeh faktin që përshkrova shkurtimisht sa më sipër.

Ju uroj gjithë të mirat.

/komuniteti