Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Mosha për IVF

Pershendetje, une jam martu shume e re ne moshen 18 vjeqare qe 8 vite kam qene vetem njehere shtatzane pra 2 viteve po kam abortu spese nuk eshte zhvillu beba po kam deshire me mbet shtatzane po nuk po mundem, cka mendon per ivf a jam ende e re edhe ky insiminimi qka eshte dhe qysh behet dhe a kushton sa ivf?

Ela Ela Jeta (14 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje

Përderisa ke mbetur një herë shtatzënë, pavarësisht se shtatzënia nuk ka shkuar deri në fund, tregon se mundësi për shtatzëni ka qënë dhe nuk besoj se nuk është përsëri. Përpara se të shkosh te IVF, duhet të bësh të gjitha ekzaminimet e nevojshme që mundësojnë një shtatzëni tjetër natyrale. Nëse nga analizat rezulton e pamundur shtatzënia natyrale, atëherë mund të mëndosh për IVF. Mosha nuk është kusht për bërjen e IVF. Nëse vendos për IVF, mjeku që do ti besosh realizimin e IVF, do të sqaroj për çdo gjë.

Të uroj fat.

/komuniteti