Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Magneziumi dhe multivitamin

Pershendetje doktoresh te falenderoj shum per punen e pa lodhshme qe po e beni per ne une jam 15 javshe shtatzane edhe dr me ka thene me perdot multivitamin forvit edhe magnezium po shum pak i kom pi sepse me pom vjen fshtir me i pi edhe masanej pom me mundojn po du me vjell edhe magneziumi per qka meret ju faleminderit.

Fatbardha Ademi (14 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Fatbardha

Mirë është që multivitaminat ti përdorësh deri 40-45 ditë pas lindjes, pasi ato plotësojnë nevojat e organizmit tënd dhe nëpërmjet teje edhe ato të bebit me vitamina dhe kripra minerale. Magneziumi mundëson funksionimin normal të zemrës dhe enëve të gjakut, rrit rezistencën ndaj infeksioneve dhe ndihmon në mbrojtjen nga stresi. Është i nevojshëm për funksionimin e nervave dhe muskujve. Meqënëse konsumi i tij të sjell vështërsi, mundet që atë të mos e marrësh në veçanti, pasi multivitaminat forvit e ka në përbërjen e saj magneziumin.

Të uroj shtatzëni të mbarë.

/komuniteti