Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Dhëmbët dhe shtatzënia

E kam dhembin e prishur, kam shume dhembje, jam ne javen e 16 te shtatzenise, a shkakton rrezik heqja e dhembit ose rregullimi i tij gjate shtatzenise?

Suela (15 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Suela.

Kujdesi ndaj dhëmbëve është i rëndësishëm dhe sidomos para konceptimit të shtatzënisë. Vetë shtatzënia rrit mundësinë e prishjes së dhëmbëve. Mirë do të jetë që gratë shtatzëna, të mos ndërhyjnë tek dhëmbët. Në kushtet ekstreme të prishjes apo dhëmbjes, dhëmbët edhe mund të trajtohen tek stomatologu, ndonëse kujdesi dhe rekomandimet e gjinekologut nuk duhet të mungojë.

Edhe heqje të dhëmbëve, mund të bëhen gjatë shtatzënisë. Por gjendja shtatzënë duhet t’i tregohet mjekut stomatolog, përpara se ai të fillojë ndërhyrjen.

Për më tepër lexo linkun:

http://www.bebaime.com/kujdesi-per-veten-tuaj/kujdesi-per-dhembet-ne-shtatzani

Të uroj shërim të shpejtë.

/komuniteti