Vonesa e ciklit pas konsumit të Primolut Nor
Hana Afuzi
(14 vite më parë)
Përshëndetje Hana
Pas konsumit të primolut nor, duhet të presësh deri në 10-të ditë pas marrjes. Pas kësaj periudhe, bëhet një ekzaminim ekografik për të vlerësuar trashësinë e endometrit. Ky ekzaminim e orienton mjekun për të rekomanduar trajtimin e radhës.
Gjithë të mirat.
Pershendetje doktoreshe deshta te pyes se pas vonimit te menstruacioneve vizitova mjekun dhe aj me dha te pi tableta Primolut nor kam dy dite qe i kam perfunduar hapat (10 dite i kam pire dy here ne dite) dhe ende nuk mu kane paraqitur menstruacionet a eshte gjendja per tu brengosur pasi gjate pirjes se hapave kam pasur sekret vaginal ne ngjyre kafe? faleminderit per mirekuptimin.