Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Cikli i vonuar

Pershendetje dr Mimoza ju falenderoj per ndihmen qe beni per ne. Une kam nje problem me 11/ 11/12 i kam pasur periodat une gjithmone i kam pasur te rregullta cdo 29 dite e ne kete muaj nuk me ka ardhur ende kam bere beta hcg por rezultati ishte 5 do te thote negativ kam dhimbje ne fund te barkut te te dy anet ne anen e majte edhe te djathte nganjehere kam therrje ne anen a djathte, ju lutem te me ktheni nje pergjigjje jam e merakosur per kete gje? ju pershendes.

(14 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Laura

Përsërite edhe një herë beta HCG. Nëse përsëri rezultati është negative, tregon për një çrregullim hormonal. Në këtë rast mjeku gjinekolog do të bëjë disa analiza specifike hormonale, për të shkakun dhe dhënë trajtimin e domosdoshëm.

Gjithë të mirat.

/komuniteti