Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Vështirësi në frymëmarrje gjatë shtatzënisë

Pershendetje doktoreshe, kam nje pyetje rreth shtatzanise sime sapo kam hyre ne javen e 12 jam mire per momentin por nga mbasditja ose nga darka kam veshtersi ne frymarje mezi mbushem me frym ,nuk kame shtuare shume pesh porr rri gjithe diten ne shpi dhe nuk leviz vetem bej punet ne mengjez ter iten rri skam ku te leviz.nk e di perse shkaketohet kjo vershtersi julutem me kthei nje pergjigje.

Manjola Meta (14 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Ena

Vështërsia në frymëmarrje aq sa të bëhet shqetësuese, nuk është normale gjatë shtatzënisë. Rëndesa për shkak të shtimit të peshës trupore si dhe progesteronit, sjell frymëmarrje të rënduar të moderuar në çdo periudhë të ditës. Por meqënëse ke lokalizuar se ditët e fundit dhe në darkë të ndodh marrja e frymës, mundet që shkak të jetë mbilodhja gjatë ditës në punët e shtëpisë apo gjetkë, nga mbiushqimi i cili ngre diafragmën duke vështërsuar frymëmarrjen, nga ndonjë alergji e mundshme ose ndonjë faktor tjetër. Mundohu të gjesh dhe të korrigjosh një shkak i cili nuk lidhet me shtatzëninë. Nëse nuk e gjen dhe frymëmarrja vazhdon të jetë shqetësuese, një konsultë e mjekut obstetër-gjinekolog me mjekun pneumolog mund të jetë e vlerësuar.

Të uroj shtatzëni të mbarë.

/komuniteti