Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Placenta previa

Pershendetje doktoreshe, kam motren shtatzene me 9 qershor hyn ne muajin e 9, mirepo mjeku i saj i ka thene se e ka shtatzenine me komplikime, me placent previ deri me tash nuk ka pasur as nje komplikim desha ta di sa eshte e rrezikshme shtatzenia e saj, kam degjuar se mund ta humbin jeten te dyte edhe bebi edhe nena, ose vetem nena, ju lutem te ma sqaroni kete problem kjo eshte shtatzania e trete e saj, ne shtatzenine e pare ka pasur abort spontan ne te dytin e ka nje djale po kjo e treta eshte, kjo me shqeteson shume pres te me pergjigjeni ju faleminderit.

Sanka (15 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Sanka.

Shtatzëna me placenta previa, mund të ketë ndërlikime amtare dhe fetale. Në ndërlikimet amtare, futet hemorragjia e madhe e cila fillon pa dhëmbje dhe rrezikon nënën. Prandaj shtatzënat me palcenta previa, mbahen në observacion të vazhdueshëm. Në komplikacionet fetale, mund të përmëndet lindja parakohe apo edhe vdekja e bebit në barkun e nënës si rezultat i asfiksisë që mund të ndodhë në mitër.

Këto komplikacione janë shqetësuese, por observacioni në spital krijon mundësi që të mos ndodhë asnjëra sepse ndërhyrja operatore është e shpejtë dhe efikase.

I uroj motrës tënde, të lindë një fëmijë të shëndetshëm.

/komuniteti