Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Kordoni umbelikal

E nderuar doktoreshe, kam bere echo 4D dhe pash ne foto se beba ime kishte kordonin rreth gojes por mjeku nuk me tha gje qe eshte keq. Nga te tjeret kam degju se eshte rrezik kjo te lutem me shpjego per kete. Sipas mjekut kam 32 jave kurse ne echo 4d me shkruan 33j + 4 dite. Nuk kam mund me u bazu ne ciklin e fundit se para shtatzenise kam pas abort dhe dy muaj pas abortit kam mbet shtatzene, kurse mes abortit dhe shtatzenise nuk kam pas cikel fare. Cilat jane javet e sakta ato sipas dokorit apo sipas echos?

Jeta (15 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Jeta.

Për moshën e shtatzënisë është herët të mendohet për komplikacione nga kordoni umbelikal, pasi fëmija ndryshon vazhdimisht pozicion e tij.

Nuk po e kuptoj sesi mjeku i ka llogaritur javët e shtatzënisë, kur nuk ka patur një ditë reference për fillimin e saj? Në këto kushte, mbetet si më e sigurtë përcaktimi i moshës së shtatzënisë nga ekzaminimi ekografik.

Të uroj shtatzëni të mbarë.

/komuniteti