Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Tejkalimi i datës së parashkuar për lindje

Pershendetje zonja Mimoza... jam nje vajze 19 vjece dhe jam shtatzene por pritej te lindja rreth dates 21 maj (zakonet e fundit i kam pasur ne dt 14.08.2010) akoma nuk kam lindur dhe kjo gje me ka bere merak, doktori me ka bere dy here vizite nga poshte, dhe me ka thene qe jam brenda barres akoma, dhe se duhet te pres, nuk mendoni se ka vajtur shume gjate kjo shtatzeni? Pres per nje pergjigje ju lutem, dhe ju falenderoj gjithashtu per cdo pergjigje qe me keni dhene per pyetjet nga me te ndryshmet qe ju kam bere...

Ana (15 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Ana.

Nëse rrahjet e zemrës fetale dhe gjendja e përgjithshme është e mirë, nuk ka vend për alarm. Me mjekun kontakto në çdo moment dhe për çdo arsye që e shikon me dyshim. Megjithatë, kalimi edhe i çdo dite, mbi datën e pararshikuar për lindje, nuk është pa fundësisht normale. Bisedoje me mjekun për të të ndihmuar e stimuluar lindjen, mbase ka ndonjë mundësi.

Uroj të lindësh një fëmijë të shëndetshëm me lindja natyrore.

/komuniteti