Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Lëngu amniotik

E nderuare doktoreshe, une qe po ju shkruaj jam ne javen e 37 te shtatzenise, pasi bera nje eko m`u konstatua se lengu i femijes eshte ne sasi te vogel, a eshte e demshme kjo per femijen dhe cfare e ka bere pakesimin e lengut te femija? Flm per pergjigjen.

Valentina (15 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Valentina.

Paksimi i sasisë së lëngut amniotik, nuk është shenjë e mirë. Përgjithësisht shkaqet e uljes së sasisë lëngut fetal, janë të panjohura. Për moshën e shtatzënisë tënde, mjeku gjinekolog duhet të observoj lëvizjet fetale dhe rrahjet e zemrës fetale si dhe të monitoroj sasinë e gjakut që bebi merr nga nëna. Nëse parametrat rezultojnë normalë, atëherë mund të vazhdosh të ndiqesh edhe për një javë. Nëse parametrat nuk janë normal, mjeku duhet të stimuloj lindjen.

Uroj të lindësh një fëmijë të shëndetshëm.

/komuniteti