Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Shtatzënia me binjakë

Pershendetje doktoreshe, jam shtatzene me binjake, sipas permujoreve jam ne javen e 6 por kur isha ne kontroll tek gjinekologu ai me tha se ne baze te madhesise se bebeve jane ne javen e 3,d he me tha se mund te jene ne rrezik dhe se njera mund te vazhdoj kurse tjetra te humb, gjasat per te vazhduar te dy embrionet jane vetem 40%, tani marre tebletat dobroston 2 here ne dite dhe acidin folik, tani kontrollin e ardhshem e kam me date 21, kam disa dhimbje ne fund te barkut dhe shume sekrecione te bardha, por dicka gjakderdhje jo, cka me kishit preferuar rreth kesaj ceshtje? gjitha te mirat.

A. F. (14 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Arijeta

Të rekomandoj të ndjekësh me rigorozitet këshillat që të ka dhënë mjeku. Për sekrecionet vaginale bëj analizë të tyre që mjeku yt të rekomandojë trajtimin e nevojshëm.

Edhe mundet që një nga bebet, në shtatzënitë e dyfishta të mos vazhdojnë të mbijetojnë, por kjo nuk është për tu shqetësuar. Nuk mendoj se ka ndonjë gjë për të sygjeruar, vetëm duhet pritur me durim, por mos harro të përdorësh acidin folik si dhe multivitaminat.

Të uroj shtatzëni të mbarë.

/komuniteti