Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Cilat janë simptomet e shtatzënisë?

Mirembrema doktor... menstruacionet i kam me te 17 mirepo mua perhere me vin dy dite perpar dmth osht dasht me me ardh 15 mirepo skam asgje..po kam diqka si ngjyre te verdh mos ndoshta kjo eshte simptom se shtatzania ka filluar..a mundesh me me pershkru simptomet e para te shtatzanis...¨Nate te mire.

(14 vite më parë)

Dr. Mr. Sci Memli Morina - obstetër - gjinekolog
Gjinekologja përgjigjet
Dr. Mr. Sci Memli Morina

Përshëndetje

Nëse i ke menstruacionet e rregullta, atëherë bëj testin pas dy dite nga vonesa e ciklit menstrual. Nëse nuk i ke të rregullta, bëj një beta hcg, për ta konfirmuar praninë e shtatzënisë.

Këto janë 5 shenjat e para të përgjithshme të shtatëzanisë. Çdo njeri është ndryshe, disa femra i kanë të gjitha këto, disa kanë disa dhe ka nga ato që skanë shenja fare në muajin e parë.

1. Mungesa e periodave në muajin e parë. Kjo është shenja e parë që gratë shohin. Ka nga ato femra që nuk i kanë të rregullta dhe faktore të ndryshëm kontribuojnë në çrregullimin e periodave.

2. Vajtje të shpeshta në banjë. Edhe para se të shfaqet mungesa e periodave në muajin e parë shumë gra shtatëzëne kanë thënë që shkojnë shumë shpesh në banjë, madje dhe natën. Kjo ndodh mbasi embrioni është implantuar në mitër dhe fillon të prodhojë hormonin e quajtur HCG (Human Chorionic Gonadotropin). Ky hormon shkakton urinim të shpeshtë.

3. Lodhje. Rraskapitje, lodhjet janë shenjë e hershme e shtatëzanisë. Kjo lodhje shkaktohet nga nivelet e larta të hormonit Progesterone.

4. Ndjenja e përzierjes, vjellje në mëngjes (drekë dhe darkë). Kjo ndjenjë për disa gra nuk është vetëm në mëngjes. Shumë gra shtatëzëne ndihen kështu gjatë gjithë ditës dhe mandje në darkë, afërsisht gjysma e grave shtatëzëne kanë vjellje.

5. Gjoksi i lënduar dhe i zmadhuar. Nëqoftëse je shtatëzëne, gjoksi do zmadhohet, dhe do të jetë i lënduar, njësoj siç është përpara periodave. Kur trupi mësohet me rritjen e nivelit të hormoneve, atëherë dhimbja ikën.

Të uroj çdo të mirë.

/komuniteti