Dhimbje në fund të barkut
Linda
(15 vite më parë)
Përshëndetje Linda.
Për çdo dhëmbje barku, shtatzëna duhet të paraqitet tek mjeku. Shkaqet janë të ndryshme. Mjeku do bëjë kontrolle dhe analiza të ndryshme, midis tyre edhe analizën e urinës për të përjashtur mundësinë e një ndonjë infeksioni urinar.
Gjithë të mirat.
Pershendetje Doktoreshe.
Une jam ne javen e 32 te shtatzenise dhe diteve te fundit jo per çdo dite kam nje dhimbje ne anen e majte ne fund te barkut, e cila dhimbje po ma jep nje shtrengim te forte ne bark dhe ne kemben e majte, per disa minuta dhe me pas me kalon. Jam duke perdorur Magnesium dhe Forvit tableta. A mund te jete kjo dhimbje serioze nese vazhdon edhe me tutje? Faleminderit.