Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Gjakderdhja gjatë shtatzënisë

Pershendetje per ju e nderuara mjeke, deshiroj te ju pyes lidhur me nje problem qe me shqeteson shume. Jam shtatzane 8+5 deri me tani gjithecka ka qene ne rregull mirepo para dy diteve me eshte leshuar nga pak gjakderdhja qe dmth qe nga e shtunda mbrema kam vazhdimisht gjakderdhje por ne sasi te vogel. Isha te mjeku ai me tha qe tani per tani beba eshte mire dhe me pershkroj dy ineksione progesteron ti marr cdo te 5 dite dhe pas 10 diteve te shkoj perseri ne kontroll. Kam deshire te marr edhe mendimin tuaj lidhur me gjndjen time. Ju falemnderit.

Monda Krasniqi (14 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Monda

Gjakrrjedhjet në shtatzëni nuk janë normale. Në periudhën e hershme të shtatzanisë mund të shpie në abort, megjithëse mund të jenë edhe gjërat tjera. Une besoj se trajtimi i mjekut do të jetë efikas dhe gjakrrjedhja dalë ngadalë do të largohet.

Të uroj shtatzëni të mbarë.

/komuniteti