Lëvizjet e bebit në javën e 27
Era Hoxha
(14 vite më parë)
Përshëndetje Era
Për moshën e shtatzënisë, lëvizjet fetale ndihen të pakta dhe të dobta. Meqënëse konsulta me mjekun që ndjek shtatzëninë nuk konstaton patologji, nuk ke përse të shqetësohesh. Të rekomandoj që çdo ditë, në një interval kohor prej 6-të orësh të matësh levizjet e bebit duke shënuar një vizë në një letër të bardhë sa herë që ai luan. Kjo duhet të bëhet për dy javë rrjesht dhe tregoja mjekut.
Të uroj shtatzëni të mbarë.
Doktoresh pershendetje! Jam ne javen e 27 te shtatzanise mirpo jam e shqetesuar per faktin se femija im(djale) nuk leviz shpesh,levizjet e tij i ndjej 2-3 here ne dite dhe jo shume fort. Kam komunikuar me gjinekologun tim dhe ai me thote se nuk duhet te shqetesohem.Ju lutem cfar me keshilloni dhe a perben ndonje rrezik ky fakt? Duke ju falenderuar nga zemra ju uroj gjith te mirat. Me respekt Era