Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Marrje mendësh dhe dridhje trupi në javën e 30

Pershendetje doktoresh mimoza Jam ne kaven e 30 te shtatzanise,po kam disa dite qe ne mengjes ndjej si marje mendsh ,dhe dridhje trupi.Cfare mund te jete,jam ne pritje te pergjgijes suaj

Amarilda Berdica (14 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje

Të rekomandoj që të bësh një analizë të gjakut komplet, për të përjashtuar mundësinë e një anemie. Nëse shifrat do të rezultojnë normal, në momentin që ndjen shenjat që ankon, pozicioni shtrirë anash majtas do e lehtësoj gjendjen. Edhe tensioni arterial duket ta matësh dy herë në ditë, pasi shenjat që ankon mund të jenë edhe nga mos stabilizimi i tensionit. Gjithashtu të rekomandoj të bësh matjen e sheqerit në gjak esëll dy orë pas buke. Matjet tregoja mjekut që të ndjek shtatzëninë për të marrë këshillat e nevojshme.

Të uroj shtatzëni të mbarë.

/komuniteti