Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Rreth analizave në javën e 12

Mirembrema e nderuar doktoresh te falenderoj gjithmone per kohen qe na kushton jam ne javen 12 te shtatzanise sot bera disa analiza, grupin e gjakut b pozitive dhe burri a pozitiv, a kane probleme keto grupe, po ashtu dhe disa analiza te tjera qe si kuptoj fare per ca jane. Sgot rezultati 12, sgpt rezultati 11, glicemi rezultati 94, bilirubin totalle 0.74, azotemi rezultati 18.Do te lutesha me pak fjale te mi shpjegoni per cfare jane keto analiza dhe a jane ne rregull keto analiza. Mbas 3 ditesh e kam kontrollin me mjekun po jam ne merak per keto analiza cfare seshte ne rregull?

Manjola Meta (14 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Ena

Rezultatet e grupit të gjakut, nuk përbëjnë problem për shtatzëni. Sgot, sgpt dhe bilirubina tregojnë funksionin e mëlçisë i cili në shifrat që ke shkruar është normal. Glicemia tregon nivelin në gjak të shëqerit që edhe kjo rezulton normal. Analiza e azotemisë, tregon funksionin e veshkave dhe është brënda normave.

Gjithë të mirat.

/komuniteti