Dhembjet e lindjes apo...?
Valentina
(15 vite më parë)
Valentina.
Nëse dita e parë e gjakrrjedhjes së menstruacioneve të fundit kanë qënë me datë 10.09.2010, me datë 31 maj shtatzënia ndodhet në javën e 37 plus 3 ditë. Bën mirë që menjëherë të kontaktosh mjekun që i ke besuar ecurinë e shtatzënisë. Çdo ditë sa më afër datës së parashikuar të lindjes, është në favorin shëndetit të fëmijës, megjithëse lindja pas javës së 37-të nga mjeksia konsiderohet si lindje normale.
Uroj që gjithqka të shkojë sa më mirë.
Pershendetje, gjakderdhja e fundit ka qene me 10.9.2010, keto dite po kam dhembje te medha te barkut, a mund te jene dhimbjet e lindjes se shume po jam e shqetesuar dhe a duhet me u lajmeru tek mjeku edhe deshta ta di se nese lindi tani a eshte lindje normale dhe femija a lind pa ndonje problem? Faleminderit.