Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Ftohje dhe infeksione

Pershendetje zoja Mimoza Keta. Shpresoj qe jeni mire. Pyetja ime per ju eshte se une kam qene per kontroll tek gjinekologja ajo me tha qe kam ftohje ne vezoren te djathte dhe kam prani te infekcijoneve ureaplazma urealyticum, candida spp dhe enterococcus faecalis. Meqenese keto infecijone mbrenda vitit jane perserit 2-3 here me ka dhone te perdori itomelagyn uje per shperlarje dhe chlindamycin. Kam deshire te marre mendimin e juaj per ftohje a duhet edhe dicka tjeter extra te bej per me kalu apo jane te efektshme keto antibiotiket edhe per ftohje dhe sipas mendimit tuaj pse kaq shpesh me perseriten keto infekcione? Falimderit per pergjegje. Me respekt.

Era Era (14 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Era

Shprehja “janë ftohur vezët” është popullore dhe nuk ka të bëjë me mjeksinë.

Trajtimi i infeksioneve vaginale është shumë i domosdoshëm, për të patur një shtatzëni të sukseshme. Trajtimet që të ka rekomanduar mjeku, janë efikas për të shëruar infeksionet nëse ato ai i ka bazuar në rezultatet e antibiogramave pasi aty diagnostikohet saktë shkaktari si dhe preparati më efikas i mundëshëm. Pas një trajtimi të sukseshëm, pra kur vërtetohet me analiza se infeksioni është larguar, duhet të marësh një trajtim të dytë me preparate që ndikojnë në ruajtjen e pH të vaginës.

Për të patur një vezë në qarkullim, nëse kërkon shtatzëni, mjeku duhet të rekomandojë preparate që ndikojnë në maturimin e folikulit. Kërkoja këtë mjekut , por gjithnjë pas trajtimit me sukses të infeksioneve vaginale. Vlerësimi i madhësisë së fiolikuli (vezës), bëhet me ekografi.

Të uroj shërim të shpejtë dhe fat në fillimin e shtatzënisë.

/komuniteti