Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Përpjekja për të mbetur shtatzënë

Qe nje qe 1 vit e gjysem planifikoj te mbes shtatzene por pa sukses, ciklin e kam cdo 24-25 dite, para dy vite kam pas nje missed abort, kam bere kontrolla edhe analiza strisha vaginale me ka dal me bakterie e cila baktere eshte duke mu bartur nga zorra e trashe, a eshte shkak i mosmbetjes shtatzane ky dhe a ka mundesi me me tregu sakte cilat analiza duhet me i bere une dhe bashkeshorti per te ditur shkakun e mosmbetjes shtatzane sepse gjinekologu me ka preferuar qe te beje perpjekje edhe 6 muaj, kam perdor acid folik para 3 muajve a me vazhdu me perdor derisa te mbes shtatzane a me i nderpre? Me respekt!

Antigona Morina (14 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Antigona

Nëse ti ke një infeksion të vaginës, duhet që ai të trajtohet në bazë të antibiogramës, që do të thotë të përdorësh antibiotikun që është më efikas për të shëruar këtë infeksion. Vetëm pasi të jesh negativizuar nga infeksioni, mund të bësh tentativa për të kërkuar një shtatzëni. Përveç pastërtisë vaginale, duhet që mjeku të të realizojë edhe atë që quhet këshillimi parakoncepsional për të vërtetuar dhe trajtuar ndonjë shkak që pengon fillimin e shtatzënisë.

Marja e acidit folik edhe më shumë se tre muaj përpara konceptimit, nuk është e dëmshmë.

Të uroj fat.

/komuniteti