Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Dhimbje barku dhe shpine

Menstruacionin e fundit e kam pas me 13 nentor deri me 20-21... dje bere nje test shtatzanie pasi me eshte vonuar cikli dhe me doli pozitiv... problemi eshte se kam dhembje te shumta te barkut dhe shpines a eshte kjo gje normale...kaloni mire.

Fitore Salihu (14 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Fitore

Të uroj për fillimin e shtatzënisë. Dhimbjet e barkut konsiderohen normale, nëse nuk janë të forta dhe të shoqëruara dhe gjakrrjedhje. Në të kundërt, drejtohu menjëherë tek mjeku gjinekolog. Dhembjet e shpinës zakonisht paraqiten për shkak të ndryshimeve në trupin femëror dhe ndryshimeve hormonale të cilat ndodhin gjatë periudhës së shtatzënisë.

Të uroj shtatzëni të mbarë.

/komuniteti