Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Konsumimi i duhanit dhe pijeve energjike në shtatzëni

Pershendetje desha te ju bej nje pyetje, a ka mundesi qe te humbet femija nese nje nene se ndalon duhanin dhe gjate shtatzanise perdor pije energjike sic eshte pit bull? Faleminderit.

Moza Lea (14 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje

Pirja e duhanit është e dëmshme gjatë gjithë shtatzënisë. Ajo është apsolutisht e ndaluar në shtatzëni. Oksidi i karbonit dhe nikotina që lëshon duhani, duke kaluar në mushkëri, bën që fëmija të marrë sasi më të pakta oksigjeni dhe rritja e tij të jetë më e vogël duke u krahasuar me javët e shtatzënisë.

Në lidhje me pijet energjike, mund ti cek disa çështje të cilat duhet ti kesh parasysh, dhe më pas vendos ti vet nëse do apo jo ta konsumosh.

Njëra është kafeina që gjendet në përbërjen e tij, e cila është një JO e madhe në botën e shtatzënësisë dhe çështja tjetër është një keqbërës me emrin taurin-a, një amino acid. Për arsye të papërcaktuara nga FDA, taurin-a nuk rekomandohet të konsumohet nga gratë shtatzëna. Një përbërës tjetër glucuronolactone, mendohet që ndikon tek fetusi.

Poashtu, pijet energjike të japin një ngritje në shkallën e rrahjes së zemrës. Zemra e gruas shtatzënë funksionon me më vështirësi gjatë periudhës së shtatzënisë, prandaj mendojeni se çfarë mund të shkaktojë stimulimi i kafeinës dhe gjërave të tjera. Prandaj me tërë këto që i përmenda, mund të imagjinojmë se çfarë ndikimi mund të ketë një pije energjike tek gruaja shtatzënë.

Gjithë të mirat.

/komuniteti