Në lidhje me shenjat e kuqe në fytyra të bebeve
Ele Gashi
(14 vite më parë)
Përshëndetje Elvira
Nuk ka analiza apo ekzaminime që të dallojnë ato shenja që shpjegon tek fëmijët gjatë shtatzënisë. por duhet të dish se në përgjithësi ato shënja janë hematoma ose nishane që mund të ketë fëmija.
Të uroj shtatzëni të mbarë.
Pershendetje e nderuara Keta... jam shtatzene ne javen e 16. Dje isha ne kontrolle mjeku im me tha qe beba (vajze) eshte zhvilluar mjaft mire deri me tani shtatzenia eshte duke me shkuar shume mire deri me tani terapi jam tu marre, previt plus 1x1 aspirin 100mg, 1xne mbremje si dhe inekcione nga nje cdo jave progesteron depo 250mg/1ml gjer ne muajin e 7t...keto te fundit per shkak se kam pas nje abort para nje viti e gjysme. Kam bere analizat antitrupa dy kryesoret prej tyre me kane dale shume mire. Me nje fjale mire po me ec shtatzenia mirepo me intereson te di jam pak sa vesvese rreth bebes nganjehere i shoh disa njerez me disa si shenja ne fytyre si ne forme harte te kuqe e gjysma e fytyres normale ...dhe kam shume frige mos bebi im po me lind ashtu dhe gjithehere po stresohem duke mendu me intereson ta di a shifen ato per mes ultrazanit nese beba ka aso shenjash dhe pse ndodhin ato pse lind beba ashtu? te pershendes shume dhe me fal se ndoshta e zgjata.