Rreth vitaminave dhe stishos kur duhet bërë?
Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave
javë pas jave
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta
Përshëndetje Ana
Të uroj për shtatzëninë e filluar. Përveç multivitaminave dhe kriprave minerale që kanë vlerë në ecurinë normale të shtatzënisë, duhet të fillosh përdorimin e acidit folik i cili ndihmon për të mos patur difekte në tubin neural të fëmijës.
Analiza e gjakut komplet, elektroforeza e hemoglobinës, analiza e urinës dhe të sekrecioneve vaginale duhet të bëhen që në fillimet e shtatzënisë. Prandaj kontakto mjekun obstetër-gjinekolog për të bërë një vlerësim të përgjithshëm të shtatzënisë dhe përcaktuar edhe pozicionin që ka zënë embrioni.
Gjithë të mirat.


Pershendetje doktoreshe, cikli im i fundit ka qene me daten 09.11.2012 tash me duket qe jam ne javen e gjashte nese nuk gaboj, pyetje ime eshte kjo une po pi vitamina Gravid, edhe pse mbrapa kutise ishin vetem 5 lloje te vitaminave a mjafton kjo per mua? une nuk kam fare sekrecion, a duhet bere ndonje strisho vaginale me spjego diqka me teper rreth kesaj sepse iden se kam kur duhet bere, a duhet bere une apo me vone.. Shume shpresoje nje pergjigje nga ti...