Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Kam dhimbje në zorrën e trashë

Pershendetje doktoreshe e nderuar, ju uroj te jeni sa me mire. Kam ca kohe qe ndjej dhimbje ne pjesen e barkut ne fund te tij ne krahe te djathte. Doktorri qe me ndjek pati frike mos kisha shkurtim te qafes se mitres, shkova dhe me beri vizite vaginale dhe rezultoi gjithcka ne rregull, asgje per t`u shqetesuar. Por une vazhdoj te kem dhimbje dhe theksoj qe vuaj pak nga koliti me thoni te lutem cfare te pi ndonje gje qe dhe bebit mos i bej keq por dhe vete te qesohem se kam dhimbje Kam frike mos kem ndonje gje nga zorra e trashe dhe nevojat personale i bej me sforco. Te pershendes dhe te perqafoj Marsida.

Marsida Ashiku (14 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Marsida

Konstipacioni është një nga çregullimet që shoqëron shtatzëninë. Ky fenomen mund të përmirësohet duke patur kujdes në dietën ushqimore dhe duke përdorur një sasi më të shtuar lëngjesh. Dhimbjet në fund të barkut mund të ndodhin për disa arsye. Të rekomandoj të bësh një analizë të urinës dhe të sekrecioneve vaginale, për të përjashtuar mundësinë e ndonjë infeksioni të mundshëm. Nëse analizat rezultojnë brënda normave, atëherë situatën do ta lehtësonte përdorimi i spazmolitikëve të cilat duhet t’i përshkruajë mjeku që të ndjek shtatzëninë.

Gjithë të mirat.

/komuniteti