A mund të shikohet në eko nëse ka ndodhur ovulimi apo jo?
Alisia Hoxha
(14 vite më parë)
Përshëndetje Alisia
Me ekzamimin ekografik, ovulacioni mun dtë vlerësohet afërsisht në mes të ciklit menstrual. Psh. kur cikli menstrual është 28-të ditor, mund të verifikohet rreth ditëve 14-16 të ciklit. Në rastin tënd mund të verifikohet rreth ditës së 15-16 të ciklit.
Testi i shtatzënisë, rekomandohet të bëhet rreth një javë pas ditës së pritshme të gjakrrjedhjes menstruale.
Gjithë të mirat.
Pershendetje doktoresha.Doja te ju pyesja nese mund te shikohet ne eko a ka ndodhur ovulimi apo jo ne nje muaj tek nje femer?Dhe nje pyetje tjeter ,ne qofte se une e kam ciklin 31-33 dite kur me del testi i shtatzanise pozitiv nqs jam shtatzene?Se e kam bere nje ne diten e 26 te ciklit ne dreke dhe me doli negativ apo duhet bere ne mengjes? Shume faleminderit,kalofshi nje dite te kendshme!