Cikli pas lindjes dhe plaga operatore
Beneta Aliji
(14 vite më parë)
Përshëndetje
Çrregullimi menstrual pas lindjes, nuk lidhet me mënyrën e lindjes. Gjithashtu ai nuk lidhet edhe me plagën operatore, nëse lindja është kryer me prerje cezariane. Çrregullimet menstruale ndodhin për shkak të ushqyerjes me qumësht gjiri të fëmijës, ose edhe për shkak të një shtatzënie të pa dëshiruar. Uroj që kjo e dyta të mos ketë ndodhur sepse është shumë shpejt për një shtatzëni tjetër. Bën mirë të kontaktosh një mjek-obstetër gjinekolog, për të vlerësuar situatëm me vizitë gjinekologjike ose edhe me anë të analizave dhe ekzaminimeve të nevojshme.
Të uroj gjithë të mirat.
Pershendetje doktoreshe kisha te bej nje pyetje kam nje djale dy muajsh e kam lindur ne menyre cezare por mensreuacionet i kame pasur 6 jave pastaj me shkuan prap kam pasur nje dite po dy dite jo deri me tani ashtu kan qene me intereson a mos kete ndonje problem per shkak lindjes cezare dhe po me hapen plaga e operacionit cka duhet te bej qe te me mbyllet plaga? tung.